Shumica e njerëzve më të fuqishëm të botës jetojnë në shtëpi luksoze falë pozitave të tyre politike.
Pallatet dhe vendbanimet luksoze kanë edhe hapësira për aterrim të helikopterëve e punime të veçanta artistike.
Nga Pallati Imperial në Tokio, ku jeton Perandori Akihito e deri në Pallatin Elise ku jeton François Hollande, këto janë 12 rezidencat e liderëve botërorë.
Pallati da Alvorada në Brazilia të Brazilit është shtëpia presidenciale që nga viti 1956.
Pallati Elise në Paris është rezidenca zyrtare e presidentëve francezë që nga vitet 1840.
Pallati Imperial në Tokio
Shtëpia e Bardhë në SHBA është vendbanimi më i njohur presidencial në botë.
Kremlini në Moskë, Rusi, është ndërtuar në mes të shekujve 14 dhe 17.
Pallati Presidencial në Vietnam është ndërtuar në vitin 1906
Mbretëresha Elizabeth II jeton në Pallatin Buckingham në Londër, në të cilin familja mbretërore jeton nga viti 1837.
Kryeministrja britanike Theresa May jeton në rrugën “10 Downing” në Londër.
Presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdogan jeton në Ankara në Pallatin e Bardhë. Ky pallat kushton 615 milionë dollarë.
Pallati Bellevue në Berlin është rezidenca zyrtare e presidentëve të Gjermanisë që nga viti 1994.
Pallati Quirinal në Romë është një nga tri rezidencat e presidentit të Italisë. Është 20 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.
Në Vaduz të Lihtenshtajnit qëndron Princi Hans-Adam II. /BalkanWeb/