Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla ka prezantuar projekt rezolutën e propozuar nga socialistët në lidhje me Iranin.

Po ashtu socialisti, komentoi bojkotin e PD-së në seancë, duke thënë se ndjen keqardhje.

Nga opozita, partitë që kanë marrë pjesë në këtë mbledhje janë Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.

Vendi ynë ka qenë vetë vend i sulmeve të drejtpërdrejta. Ai synoi të paralizonte shërbimet tona publike dhe të cenonte besimin e qytetarëve në shtetin e vet. Nuk duhet të humbasim vigjilencën. Pak ditë më parë, Kuvendi ishte shënjestra e re e një sulmi kibernetik. Këto janë akte armiqësore që synojnë mosfunksionimin normal. Në rezolutë synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin. Të dënojmë përdorimin e mjeteve hibride kundër institucioneve të shteteve sovrane.

Keqardhje për mungesën e tre gurpeve parlamentare të opozitës, nuk erdhën ta mbështesin këtë qëndrim që është i domosodshëm, urgjent dhe i nevojshëm.“, tha Balla.