Përpara se të nisë seanca e sotme parlamentare, pika e vetme e rendit të së cilës është mocioni me debat për presidentin Meta, kundër ç’dekretimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama reagon me një shënim në rrjetet sociale.

Rama shkruan në “Twitter” se do të flasë në Kuvendin e Shqipërisë në orën 12.00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.  Live në ERTV natyrisht”, shkruan Rama.