Në ndeshjet e djeshme të Serisë A, edhe pse nuk luajti në fushë, më të i fituari ishte Juventusi. Kjo sepse bardhezinjtë panë si rivalët e tyre për titull në këtë sezon, Interi dhe Lacio u ndalën.

Fillimisht, zikaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3 zhgënjyes ndaj Sasuolos, ndërsa më pas Atalanta mposhti Lacion, me këta të fundit që tashmë janë minus katër pikë nga Juventusi.

Ndërkohë, për të nxehur edhe më shumë kundërshtarët, ka menduar Duglas Kosta.Sulmuesi i bardhezinjve ka postuar një foto provokuese në Instagram teksa nuk kanë munguar edhe komentet e tifozëve të cilët menjëherë e kanë kuptuar idenë e brazilianit.