DURRËS, 27 gusht 2014 –  Tashmë maturantët që përfunduan vitin shkollor 2014, do të gjejnë të gjitha rezultatet së bashku me pikët.

Agjencia Kombëtar e Provimeve ka publikuar “Librin e Transparencës”, ku çdo maturant do të gjejë të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme.

Maturantët e Durrësit kanë mundësi të marrin informacion duke klikuar në: http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/msh/2014/libtr/librat/DURRES.pdf

Në “Librin e Transparencës” çdo maturant do të gjejë të gjitha rezultate e përfundimit të shkollës së mesme: mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, rezultatin e provimit të Matematikës, rezultatet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit që ofrojnë IALP-të për vitin akademik 20142015.

Gjithashtu janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë të përzgjedhur  gjatë aplikimit online të formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MAS pas propozimeve të IALP-ve.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, çdo maturant, pas leximit në “Librin e Transparencës” të rezultateve, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë.

Maturantët, të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve

Për mënyrën e përdorimit të Librit të Transparencës, maturantët të klikojnë për udhëzuesin përkatës në: http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/msh/2014/libtr/UDHEZUES_PER_PERDORIMIN_E_LIBRIT_TE_TRANSPARENCES_MSH_2014.pdf

Po ashtu maturantët mund të njihen me udhëzimin për plotësimin e formularit të korrigjimit të pasaktësive, duke klikuar në: http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/msh/2014/libtr/Udhezim_per_plotesimin_e_Formularit_te_Korigjimit_te_Pasaktesive_MSH_2014.pdf

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/