Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është drejt mandatit të dytë.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 507 nga 919 kuti votimi.
Deri më tani Veliaj ka fituar 81 837 vota, përballë rivalit të tij nga Bindja Demokratike, Arben Skënderaj i cili ka siguruar vetëm 5 388 vota.
Ndërkohë, vijon numërimi i votave edhe për kutitë e tjera, të cilat nuk pritet të ndryshojnë rezultatin.





