Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes për herë të parë në lidhje me rezultatin e deritanishëm nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste kryeson me 75 mandate.
Rama publikon një hartë të Shqipërisë të cilën e quan kryevepër të pambaruar, me këngën në sfond që e ka shoqëruar gjatë fushatës elektorale.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, shkruan Rama.