Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas publikimit të rezultateve të vaksinës së Universitetit të Oksfordit.
Në një postim në mediat sociale, Johnson shprehet i kënaqur dhe thotë se rezultat janë shumë emocionuese.
“Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar shume e efektshme në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike. Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në Universitetit të Oxford dhe Astra Zeneca, dhe të gjithë atyre që dolën vullnetarë në këto sprova”, shkroi Johnson.