Atalanta në ndeshjen me Bayernin e Mynihut tregoi te gjithë hendekun që ekziston mes futbollit italian dhe klubeve të mëdha evropiane.Por të paktën, skuadra e fundit e mbetur e Serie A në Champions League u eliminua nga një prej favoriteve për të fituar treofeun. Me humbjen tenistike të pësuar në shtëpi, Atalanta hyn te statistikat e futbollit italian të anës së gabuar.
Në fakt humbja 6-1 e bergamaskëve është rezultati i katërt më i dobët që një skuadër italiane ka regjistruar në kompeticionet evropiane duke barazuar humbjen 6-1 që Roma pësoi ndaj Barcelonës në sezonin 2015/16, ndërkohë që përpara saj janë humbjet e Romës me Bayernin dhe Manchester United 1-7 dhe humbja e Juventusit 7-0 ndaj Wiener Sport Club më sezonin1958/59.
KLASIFIKIMI I TRISHTË I HUMBJEVE MË TË RËNDA TË EKIPEVE ITALIANE
1958/59: Wiener Sport Club-Juventus 7-0
2014/15: Roma-Bayern Mynih 1-7
2006/2007: Manchester United-Roma 7-1
2025/26: Atalanta-Bayern Mynih 1-6
2015/16: Barcelona-Roma 6-1
2025/2026: PSV-Napoli 6-2
2024/25: PSG-Inter 5-0
2020/21: Atalanta-Liverpool 0-5
2019/20 Manchester City-Atalanta 5-1
1959/60: Barcelona-Milan 5-1
2003/04: Inter-Arsenal 1-5





