Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për garën e primareve për bashkinë e Tiranës, në lidhje me eksperiencën e tij.

Alimehmeti deklaroi se vendimi për tërheqjen nga gara erdhi për disa arsye, por më kryesorja ishte se rezultati ishte i qartë që në fillim për epërsinë e Këlliçit.

Ai deklaroi në intervistë se nuk do të bënte sens një tejlodhje e strukturës. Sipas tij, demokracia nuk funksionon nga shtëpia, nga kafja apo nga rruga, por nga kutia e votimit.

“Nga ana tjetër sigurisht që ne kemi edhe këshillimet tona, brenda dhe jashtë partisë, dhe të gjitha këto këshillime grupohen në të dhënat numerike që kishim më përpara dhe në fund fare të çon në një konkluzion të caktuar.

Në rast balotazhi, do të involvohej një strukturë e tërë, do të lodhej, ndërkohë që, rezultati do të ishte i qartë, do fliste shumë qartë në favor të z.Këlliçi, sepse pothuajse kaloi që në raundin e parë.

E në këtë rast nuk do të bënte sens një tejlodhje e strukturës.

Edhe zhgënjime patjetër që pati, por me këtë rast dua të bëj një apel: Demokracia nuk funksionon nga shtëpia, nga kafja apo nga rruga. Ajo funksionon nga kutia e votimit.

Nëse vendosim ta mbajmë veten larg kësaj forme demokracie që është votimi, në atë moment ne e kemi hequr nga vetja jonë forcën e vendimmarrjes”, theksoi ai.