Pak ditë më parë, reperi i njohur Stresi rezultoi pozitiv me koronavirus. Lajmin e bëri me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Teksa tregoi se menjëherë do të vetëizolohej, ai këshilloi dhe ndjekësit e tij të bënin kujdes.
Mirëpo, duket se këto fjalë nuk i ka vënë në zbatim, pasi ai jo vetëm nuk është izoluar, por është shoqëruar me persona të tjerë, duke rrezikuar kështu përhapjen e virusit.
Për më tepër reperi ka treguar në disa postime në InstaStory se ka qenë dhe i pranishëm në një festë ditëlindjeje gjatë mbrëmjes së djeshme.





