FUSHE KRUJE– Gjendet trupi i pajetë i 86-vjeçarit Xhemali Bazja i cili rezultonte i zhdukur që prej 5 ditësh.

Sipas informacioneve më të fundit, i moshuari është gjetur i pajetë në një kanal në Fushë Krujë ndërsa ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur kanë deklaruar se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Ndërkohë trupi i të moshuarit është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së tij.

86-vjeçari Xhemali Bazja ishte larguar përpara 5 ditësh nga banesa e tij në Fushë Krujë dhe vetëm mëngjesin e sotëm ai u gjet i vdekur në një kanal në rrethana ende të panjohura.