Është aktivizuar një vatër zjarri në Bizë të Ishmit.
Flakët, të favorizuara nga era, po përparojnë me shpejtësi dhe rrezikojnë një banesë që ndodhet vetëm pak metra larg.
Sipas banorëve, zjarri përfshiu zonën më herët gjatë pasdites duke rrezikuar 10 banesa.
Ishte ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Durrësit, që bëri të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat vetëm pak minuta më parë janë ndezur sërish.





