24 shkurt 2015 – Jurgen Qeleposhi dhe Jetlum Delaj, që të dy 22 vjeçarë, më 13 shkurt u arrestuan nga karabinierët, sepse kishin vjedhur me thyerje Bar Franca në qytezën e Altara-s, në Provincën e Savonës. Fiks 10 ditë më pas, ndonëse nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga karabinierët e Savonës duke vjedhur Bar Claudia dhe Bar Casa Service. Karabinierët parandaluan vjedhjen dhe arrestuan dy hajdutët, që me gur fleksibël po prisnin qepenat e barit.
Rreth 20 metra larg Bar Claudia-s, karabinierët gjetën makinën e përdorur nga hajdutët. Makina rezultonte e vjedhur pak kohë më parë. Në makinë u gjetën pajisjet e “zanatit” të dy hajdutëve si gur fleksibël, leva, kacavida, celësa kopil etj. Kësaj radhe, Jurgeni dhe Jetlumi, zor se i shpëtojnë burgut.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





