4 dhjetor 2014 –  Policia e Peruxhias arrestoi përsëri Gazmend Hamitin 29 vjeç, sepse në nëntor, ai u zhduk nga qarkullimi,ndërsa ishte në arrest shtëpie. Ai ishte dënuar me katër vjet burg, por në vend që të vuante dënimin, ai u fsheh dhe vazhdoi aktivitetin e tij si trafikant droge. Në banesën ku fshihej, policia gjeti disa doza kokaine, material për ambalazhimin e drogës dhe një peshore elektronike precizioni. 

Hamiti që në moshë të re kishte pasur probleme me ligjin në Itali. Në vitin 2002, ai ishte dëbuar nga Italia, ndërsa në vitin 2010 u kap me 2 kg dhe 250 gr kokainë të pastër të fshehur në veturën e vet.

Në shkurt 2014 kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie dhe u kap nga policia i dehur tapë, ndërsa po udhëtonte me një makinë në pronësi të një shqiptari tjetër. Pas arrestimit, Gazmendi u dërgua në Burgun e Peruxhias për të vuajtur dënimin.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/