Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret për riatdhesimet nga data 4 maj. 

Në fjalën e saj, Balluku tha se ata që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen, ndërsa banorët e zonave të kuqe do të qëndrojnë për 14 ditë të mbyllur në shtëpinë e tyre. Gjithashtu ministrja ka bërë me dije se të gjithë ata që do të riatdhësohen do të duhet të firmosin një formular vetëdeklarimi lidhur me të dhënat e tyre, dhe në rast se vërtetohet e kundërta do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Të gjithë që do të riatdhesohen nga 4 maji, duhet të rezverojnë në Air Albania biletën. Duhet të deklaroni adresën tuaj të banimit. Të gjithë aa që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen në hotele. Ndërkohë që ata që jetojnë në zonat e kuqe do të karantinohen në shtëpitë e tyre, duke u monitoruar nga Policia e Shtetit. Nuk është më i nevojshëm prenontimi i hotelit në fillim. Banorët e zonave të gjelbra do klasifikohen menjëherë pas biletës. Më pas do të plotësoni formularin e vetëdeklarimit, ku me përgjegjësi të plotë ligjore do të duhet që të deklaroni vendbanimin tuaj. Më pas do të firmosi. Ky formular iu ngarkon me përgjegjësi ligjore sipas Kodit Penal. Policia e Shtetit do të monitorojë të gjithë procesin. Udhëtarët do të ndahen në dy grupe në aeroport. Ata të zonave të gjelbra do të shkojnë në hotel, dhe do të paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin. Banorët e zonave të kuqe do të karantinohen në banesë. Në rast se dikush do të karantinohet në hotel, mjafton ta deklarojnë në formularin që do të plotësojë në avion. Deklaroni vendbanimin tuaj. Mos na detyroni që të marrim masa ndaj jush. Ditët që po vijnë do të jenë më të mira. Ju uroj rrugë të mbarë për në atdhe,”-tha ministrja.