Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, nëpërmjet pikave kufitare tokësore mes Iranit dhe Turqisë.
Shtetasit shqiptarë, rezidentë apo vizitorë në Iran, këshillohen që para nisjes të vendosen në kontakt të menjëhershëm me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
Komunikimi paraprak me ambasadën është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe për të koordinuar me autoritetet turke, sipas udhëzimeve të tyre.
Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85





