Presidenca ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë shqiptarë janë liruar nga kampi famëkeq Al Hol në Siri dhe po sillen drejt Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi falënderon Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane, ndërsa shkruan:

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Hawl, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!”