Fotoja që duket sikur është shkrepur në linjën e transportit urban, në fakt është shkrepur nga LSA në avionin “Air Albania”, që bën riatdhesimin e shqiptarëve në atdhe.

Pasagjerët qëndrojnë në këmbë, shumë pranë njëri-tjetrit pa respektuar distancimin social, masë e theksuar më së shumti nga OBSH dhe nga autoritetet, ndonëse mbajnë maska mbrojtëse në fytyrë.

Mbi 2500 shqiptarë janë riatdhesuar deri në këtë fundjavë, prej të cilëve 134 kanë shkelur në tokën shqiptarë pasi kanë fluturuar nga Roma drejt Tiranës. Riatdhesimet do të vijojnë me Gjermaninë, Turqinë, Francën, SHBA-në dhe Italinë.