Pasditen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit emigrantët shqiptarë të riatdhesuar nga Italia.
Avioni Air Albania i nisur nga Roma mbërriti në vendin tonë në orën 16:55 me 110 pasagjerë të cilët ishin bllokuar në shtetin fqinj prej koronavirusit.
Ata do të karantinohen për 14 ditë në hotelet në Durrës, të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës.





