Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vendet e ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti. Janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas është i huaj.

Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe 4 autobusë, të cilët do t’i transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.

Po ashtu mësohet se riatdhesime do të vazhdojnë edhe në fundjavë. Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.