“Klanifornia” në TvKlan duket se ka rezervuar surpriza të shumta për të gjithë teleshikuesit natën e ndërrimit të vitit.

Burime për “RevistaWho” bëjnë me dije se Ermal Mamaqi, Jul Deda dhe Gent Zenelaj do të ribashkohen për të sjellë në skenë edhe një herë “The Shblsh”.

Ky grup i ka patur fillesat në “Portokalli”, më pas në “Apartamenti 2xl” dhe tashmë në “Klanifornia”.

“The Shblsh” ka qenë një nga grupet më të dashur të humorit dhe dëshira e ndjekësve për t’i parë sërish bashkë ka qenë e madhe. Me sa duket pritjes i erdhi fundi, pasi ata do t’i shohim në natën e 31 dhjetorit në ‘Klanifornia’.