Ribery dhe Benzema sot para gjyqit, bënë seks me një prostitutë minorene. Dy yjet e futbollit francez Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të dalin sot para gjykatës në Paris, për tju përgjigjur akuzave për prostitucion me minorene.

Që të dy futbollistët i kanë mohuar akuzat ndërsa vajza e përfshirë në këtë çështje Zahia Dehar thotë se asnjë prej tyre nuk e dinte që ajo ishte nën 18 vjeçe. Sipas ligjit francez, të paguash para për të kryer marrëdhënie seksuale me dikë nën moshën 18 vjeç është krim i ndëshkueshëm me tre vjet burg dhe deri në 45 mijë euro gjobë.

6 persona të tjerë janë gjithashtu nën akuzë për këtë çështje, që shpërtheu përpara Kupës së Botës Afrikë e Jugut 2010. 

Pikërisht në këtë vit, Riberi mesfushor I Bajern Mynih dhe ylli i Real Madridit Benzema u arrestuan si pjesë e një hetimi të policisë franceze mbi një rrjet prostitucioni në paris.

Riberi e ka pranuar se ka bërë seks me algjerianen Dehar në Mynih në vitin 2009, kur ajo ishte 17 vjeçe ndërsa Benzema mohon të ketë patur ndonjë kontakt me vajzën. Por Dehar thotë se futbollisti ka paguar për të kryer marrëdhënie me të kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Por Dehar i ka thënë hetuesve se asnjë prej futbollistëve nuk e dinte moshën e saj reale. Në nëntor të 2009-ës prokurori i shtetit kërkoi rrëzimin e çështjes, por gjykatësi argumentoi se Dehar dukej shumë e re ndaj dhe futbollistët duhet ta kishin ditur.

Zahia Dehar, tashmë 21 vjeçe është shndërruar në muzën e dizenjatorit të famshëm Karl Lagerfeld dhe ka lançuar madje linjën e saj luksoze të veshjeve intime.