Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe burri i tij Jwan Yosef do të zgjerojnë familjen. Teksa ishte i pranishëm në një fushatë mbi të drejtat e njeriut , Ricky dha lajmin se familjes së tyre do i shtohet një tjetër fëmijë.

Gjatë eventit këngëtari shoqërohej nga bashkëshorti dhe dy binjakët Matteo dhe Valentin, ndërsa vajza e tij 8 muajshe nuk ishte e pranishme. Ai tha: "Ne jemi në pritje të fëmijës së katërt. Unë dua një familje të madhe. Bashkëshorti im Jwan, djemtë e mi ju dua shumë. Ju dua me gjithë zemër. Jeni fuqia ime, më frymëzoni çdo ditë", raportojnë mediet ndërkombëtare.