7 mars 2015 – Eduart Osmani, 37 vjeç, të enjten rreth orës 20 e 30 u arrestua nga policia në zonën e Aostës. Osmani po udhëtonte në një autobus për në Francë, kur ngeci në një kontroll policor. Ai më 3 dhjetor 2014 me urdhër të Kuesturës së Ravenës ishte dëbuar nga Italia, por me pasaportë biometrike false me emrin Fatmir Mustafai ai ishte rikthyer në itali. Tashmë atë e pret burgu dhe përsëri dëbimi për në Shqipëri.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





