Rreth 500 motoristë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë bërë pjesë e eventit të “Riders Legend”, të organizuar ditën e sotme në Korçë.
Motoristët kanë dhuruar një spektakël për qytetin, duke ekspozuar motorët në një “xhiro” në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.
Në fund ato janë mbledhur në sheshin kryesor, duke krijuar një atmosferë fantastike, që do të zgjasë deri në mesnatë.