Ish-ministri i Financave përdorte një “Range Rover”, por ka disa ditë që shfaqet me makinën luksoze, të cilën e nget vetë.
21 dhjetor 2013- Në një vend të varfër si Shqipëria, çdo ekstravagancë në mënyrën e të jetuarit e tërheq jo pak vëmendjen. Por, nëse këto ekzagjerime konstatohen te deputetët, të zgjedhurit tanë të cilët paguhen me taksat tona, këtu ia vlen që të ndalemi për të kuptuar më shumë.
Disa javë më parë, gazeta “Panorama” publikoi makinën superluksoze të ish-ministres së Integrimit Majlinda Bregu, një “Jaguar” i shtrenjtë, të cilën zonja Bregu e vlerësoi 6 mijë euro dhe tha se gazeta jonë është tendencioze me të.
Pas këtij shkrimi, i cili tërhoqi jo pak vëmendjen e lexuesve, ne ju premtuam se shkrime të tilla nuk do të mungonin në gazetë, pasi janë në interes të lexuesve dhe sjellin më shumë transparencë.
Pak ditë më parë, paparaci ynë ka fotografuar një tjetër ish-ministër,
madje njërin nga më të rëndësishmit e qeverisë së kaluar Berisha, ish-ministrin e Financave Ritvan Bode. Natyrisht që ardhja e tij në
Parlament me një “Benz Mercedes S-Class” nuk kishte si të kalonte pa rënë në sy.…
/ Panorama plus /





