Qendra edukative, sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës, rifillon në datën 5 shtator aktivitetet e ndryshme sportive.

Këtë vit qendra “Juvenilia” vjen me dy risi: për fëmijët e moshave 6-7-8-9-10 vjeç si dhe për U14 basketboll.

Për fëmijët e moshave 6, 7, 8, 9 dhe 10 vjeç, tashmë prindërit mund të zgjedhin ditën dhe orarin e stërvitjeve, duke iu përshtatur kështu kohës së tyre të lirë për të mos i penguar fëmijët nga aktivitetet e tyre të përditshme.

Risia për U14 Basketboll – Po ashtu, do të ketë pjesëmarrje në kampionatin e basketbollit Junior të organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Qendra edukative sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës, promovon sporte për:

-Parandalimin e mbipeshës dhe obezitetit.

-Parandalim e varësisë nga videogame dhe interneti.

-Parandalim e sjelljes joaktive (sedentare).

-Shëndetin fizik, mendor, social.

-Garanton staf profesional dhe të trajnuar

-Garanton ambiente të sigurta dhe të pastra.

Nxitoni të regjistroheni: mund të kontaktoni në numrin 069 99 08 213.