Prej 55 ditësh ka nisur protesta e studentëve për kushte më të mira në arsim, ku studentët kërkojnë plotësimin nga ana e qeverisë të 9 pikave të parashtruara, për t’u rikthyer në leksion.
Prej 18 ditësh, studentët janë ngujuar nëpër fakultetet e tyre dhe nuk lejojnë që të zhvillohet mësim, sidomos tek fakulteti i Juridikut.
Një një njoftim në faqen zyrtare, është njoftuar se ata që duan të bëjnë mësim do të fillojnë nga nesër tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.






