Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar punimet për riforcimin e pallatit Kevin në lagjen 17, me shkallë dëmi DS4.

“Rikonstruksioni i këtij pallati do të bëjë të mundur rikthimin në banesa më të sigurta se më parë të familjeve të këtij objekti. Riforcimi i këtyre godinave që është pjesa më komplekse e procesit të rindërtimit, po vijon me ritme të mira”,- shkruan kryebashkiakja në një postim në rrjete sociale.

Më tej ajo thekson se “puna do të vijojë me rehabilitimin e të tjera godinave me shkallë dëmi DS4 me financimet e qeverisë shqiptare”.