Merr jetë projekti i ri për Akademinë e Futbollit Dinamo!
Lajmi është bërë publik përmes një postimi në faqet zyrtare në rrjete sociale të ekpit kryeqytetas, ku prezantohen anëtarët e kësaj akademie.
Mes ekspertëve të sportit që do të trajnojnë futbollistët e ardhshëm, pjesë e stafit është edhe një profesionist nga Durrësi.
Bëhet fjalë për durrsakun Adrian Dedja, i njohur ndryshe edhe si instruktori i shumë personazheve VIP në qytetin bregdetar.
Me një eksperiencë shumëvjeçare në trajnimin e të rinjve në Durrës, aktualisht Dedja do të mbajë postin e drejtorit të Akademisë së klubit blu.
“Pasi u njoha me projektin madhor të z.Ardian Bardhi dhe dëshirës së tij për të dhënë një kontribut si drejtues i moshave pranë klubit Dinamo vendosa të shkoj dhe të vë në jetë këtë projekt ashtu siç e kam bërë kaq vite në qytetin tim me të rinjtë.”, thotë ai për “DurrësLajm”.
“Sot nis rrugë projekti dhe objektivi kryesor i Presidentit Adrian Bardhi, Akademia FK Dinamo nis një udhëtim pa kthim në nivele të larta.
Riformatohet Akademia.
Merr jetë sot projekti i ri edhe për akademinë e Futbollit Dinamo.
FK Dinamo prezanton skuadrën e trajnerave nga U9 deri tek ekipi U21 që do të trajnojnë futbollistët e së ardhmes blu!
U7/9 – Aleko Bregu
U11 – Jon Zajmi
U13 – Akil Jakupi
U15 – Erald Deliallisi
U17 – Gerd Haxhiu
U19 – Erjon Xhafa
U21 – Bledi Kadiu
Trajner Portierave – Lisandro Zhupa
Drejtor i Akademisë – Adrian Dedja”, shkruhet në postimin e ekipit Dinamo.