18 dhjetor 2014 –  Karabinieria e qytezës së San Martellinos në Provincën e Kazertës (Caserta) u lajmërua për një aksident rrugor. Në murin e varrezave të qytetit ishte përplasur një makinë e drejtuar nga emigranti shqiptar Rigels Koci, 22 vjeç. Makina ishte dëmtuar rëndë, ndërsa Rigelsi i plagosur lehtë nuk dilte dot nga makina e aksidentuar. Karabinierët e dërguan Rigelsin e plagosur në spital.

 Nga hetimet e karabinierisë rezultoi se vetura e aksidentuar ishte vjedhur në datën 11 dhjetor po në Provincën e Kazertës.  Kështu që Rigelsi, sapo doli nga reparti i ndihmës së shpejtë, u arrestua nga karabinierët dhe u dërgua në Burgun e Napolit të quajtur Poxhioreale (Poggioreale).

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/