Me veshje romake të shekujve të parë të erës sonë dhe të pozicionuar pranë mureve rrethuese të qytetit, një grup adoleshentësh nga Durrësi tërhoqën vëmendjen e turistëve të huaj.  efekt

Është kjo një qasje e re e interpretimit të trashëgimisë kulturore, me teknikat inovative të tregimit dhe gamifikimit, të cilat janë praktika inovative që po përdoren gjithnjë e më shumë nga guidat turistike në vendet me turizëm kulturor mjaft të zhvilluar.

“Interpretimi i drejtpërdrejtë i aspekteve të jetesës dhe trashëgimisë kulturore në antikitet është një qasje e re për të ndërvepruar me vizitorët në monumentet kulturore. Kjo qasje është më domethënëse në site të caktuara, muze apo teatro, ku turistët mund të krijojnë rezonancë dhe të lidhen më shumë me trashëgiminë kulturore lokale që po vizitojnë”,- tha për “DurrësLajm” trajnerja Vasilka Dimitrovska, që prej 5 ditësh po u mëson guidave turistike si të prezantojnë me metodat më inovative sitet dhe monumentet.  

Trajnimi 5 ditor i organizuar nga MuZEH Lab synon të transformojë vendet e trashëgimisë kulturore në hapësira gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse i duke angazhuar guidat jo më në qasjen klasike të prezantimit të monumenteve të kulturës, por duke u përcjellë atyre aftësi praktike për të rritur angazhimin e vizitorëve në këto site.

Projekti “Rigjallërimi i Rrugës Egnatia” mbështetet nga UNESCO dhe finnacohet nga Bashkimi Evropian me qëllim nxitjen e dialogut në Ballkanin Perëndimor. duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit social dhe ekonomik.

M.B.