Rigjykimi i ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak për akuzat në lidhje me vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes, do të fillojë më 13 prill.

Mubarak dhe ish ministri i brendshëm në qeverinë e tij, u dënua me burgim të përjetshëm qershorin e vitit të kaluar për vrasjen e protestuesve.

Mirëpo, vendimi ishte apeluar për tu bërë thirrje që të bëhej edhe një rigjykim.

Vendimi i gjykatës kishte ngritur zemërimin tek populli, pasiqë u konsiderua se prokuroria po merrte vendime të padrejta, shkruan The Guardian.

Kritikët vlerësojnë se Mubarak duhet të jetë i dënuar për shkak të urdhërit të tij direkt për të sulmuar protestuesit.

Agjencia shtetërorë e lajmeve MENA, ka thënë se edhe gjashtë zyrtarë të sigurisë gjithashtu do të gjykohen.

 Ndërkaq dy djemtë e Mubarakut dhe një bashkëpuntor i tyre, do të gjykohen nën akuzat për korrupsion.