Këngëtarja Rihanna ka vendosur të ndajë me miqtë e saj ne Twitter fotot e pas kuintave gjatë turit të saj më të fundit.
Në to shfaqet këngëtarja duke iu “gëzuar” një shisheje me verë të bardhë.
Nuk mohohet fakti se Rihanna ndjehet mirë këto kohë.
Natën e së premtes, ajo kaloi një natë tipike të egër pas kuintave në koncertin e saj në Atlantik City.
Ajo shfaqet menjëherë me një shishe verë të bardhë, 25-vjeçarja ka postuar fotot në Twitter për ti parë të gjithë fansat e saj.
Rihanna është këshilluar nga mjekët të heqë dorë nga konsumi i alkoolit, por duket se ylli i muzikës botërore e ka të vështirë ta ndjekë këtë këshillë.
Dukej se Rihanna ishte aq e etur për të festuar një koncert të suksesshëm, saqë në foton tjetër shishja është pothuajse e boshatisur.





