Të dyja kanë dëshirë të pozojnë me sa më pak gjëra në trup.
Për këtë arsye revista V ka vendosur që të bashkojë këngëtaren Rihanna me modelen Kate Moss për një set të nxehtë fotosh.
Ylli 25 vjeçar i hitit “The Diamonds” dhe modelja e famshme britanike 39 vjeçare janë fotografuar prej të famshmit Mario Testino.
Të dyja janë të famshme dhe të bukura.Imazhi i tyre do të jetë në kopertinën e revistës që del në treg më 28 shkurt.
Duke u nisur nga fakti se të dyja janë ikona në profesionin e tyre, suksesi i këtij numri të revistës duket i sigurtë.