16 shkurt 2015 – Rihanna dhe DiCaprio ndoshta nuk e pranojnë se janë të lidhur, por sjelljet e tyre tregojnë të kundërtën. Këngëtarja 26- vjeçare dhe aktori 40 – vjeçar janë parë sërish së bashku, duke festuar kësaj here në club- in Up and Down në New York e duke konfirmuar në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, se janë të lidhur.

Ata qëndruan bashkë deri në 4 të mëngjesit, por e kanë lënë lokalin duke u larguar me makina të ndryshme e duke u përpjekur të mos binin në sy.

Një burim i tha Daily Mail se Rihanna dhe DiCaprio në club kanë festuar si çift. Në po të njëjtin ambjent mësohet të ketë qenë edhe Drake, ish – i dashuri i Rihannës, por ata nuk janë takuar me njëri – tjetrin.