10 mars 2015 – Rihanna dhe Leonardo DiCaprio po planifikojnë që të bashkëpunojnë në një projekt kinematografik. Bëhet fjalë për filmin e ardhshëm “The Crowded Room”, ku 40-vjeçari do të luajë rolin e një krimineli dhe do të jetë gjithashtu producent. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike ‘The Mirror’, sipas së cilës DiCaprio dëshiron që këngëtarja 27-vjeçare të jetë pjesë  e këtij filmi, si një prej viktimave të personazhit të tij.

Sipas një burimi për gazetën, aktori ka disa kohë që po punon intensivisht për këtë projekt dhe e ka diskutuar gjatë edhe me RiRi-n. Po sipas këtij burimi, kjo eksperiencë në film mund të jetë një ndihmë e madhe për t’i afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin artistët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/