NEW YORK – Producenti i mirënjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatë festave të Krishtlindjeve ka ndërmend të takohet me Rihannën për ta bindur që t'i bashkohet ekipit të këtij emisioni.
“Cowell është i vendosur për të sjellë këngëtaren nga Barbadosi në këtë emision, pasi gjithnjë e më tepër po i bie popullariteti showt dhe producenti synon t’i ofrojë asaj një vend në jurinë e këtij emisioni”,- raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”.
"Ajo do ta shpëtojë"X-Factorin", sepse aktualisht është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Është shumë lozonjare dhe me pasion, dhe do të ishte e shkëlqyer në televizion. Përveç kësaj, është shumë tërheqëse dhe ka cilësi të pamohueshme muzikore. Jam i sigurt se bukuria dhe karizma e saj do ta shpëtojnë shown",- tha 53-vjeçari Cowell.
Ndërkohë, siç raporton “Guardian”, Cowell do të takohet me producentët e "X-Factor" britanik në janar për një "samit krize" që synon rimodelimin e shfaqjes. Finalja e fundjavës së kaluar të këtij talent show në Mbretërinë e Bashkuar tërhoqi 11 milionë shikues, duke e bërë atë finalen më të shikuar që nga viti 2006.