Këngëtarja e famshme, Rihanna ka folur për herë të parë për lidhjen e saj të dashurisë me miliarderin Hassan Jammel.

Gjatë një interviste me Sarah Paulson, kjo e fundit e pyeti se me kë ishte e lidhur momentalisht këngëtarja, e cila i tha: “Kërko në Google”.

Ndërsa pyetjes nëse ishte e dashuruar, Riri iu përgjigj: “Sigurisht që jam”. "A do të martohesh?" Rihanna u shpreh se: “Vetëm Zoti e di këtë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”

Kurse kur u pyet nëse dëshironte të ishte nënë, 31-vjeçarja tha se kjo është gjëja që dëshiron më shumë se çdo gjë në jetë.

Rihanna është e lidhur me miliarderin Hassan prej dy vitesh dhe duhet thënë se e ka mbajtur shumë private marrëdhënien e tyre.