Arsyeja pse Rita Ora ka paditur studion muzikore “Roc Nation” të këngëtarit të famshëm Jay Z, mendohet se është nxitur për shkak të “armiqësisë” së saj me Rihannan.

Besohet se marrëveshja e Rihannas me Jay Z ka luajtur rol të madh që Rita të mos merrte trajtimin që ka kërkuar nga kompania.

Krijuesja e hitit “Poison” thuhet se ka kuptuar që Rihannas i janë ofruar të gjitha hitet para saj.

“Rihannas kurrë s’i ka pëlqyer Rita dhe e ka përdorur fuqinë e saj në Roc Nation. Kjo është arsyeja kryesore pse shefat e studios nuk kanë qenë të interesuar për të promovuar Ritën”, ka thënë një burim për “The Sun”.

“Këngët që mund të ishin për të i ishin dhënë automatikisht Rihannas, që i ka mbajtur për disa muaj para se të thoshte se nuk i do”, ka thënë më tutje ky burim.

Javën e kaluar u raportua se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka ngritur padi ndaj këngëtarit të famshëm amerikan Jay Z dhe studios së tij Roc Nation për mungesë përkrahje në karrierë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se kur këndoi me Roc Nation në vitin 2008, ajo ishte 18-vjeçare dhe nuk e pati përkrahjen e plotë të labelit të Jay Z.