Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë.
Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave.
Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren.
Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu.
Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja nga Barbadosi është vënë në qendër të kritikave për sjelljen e saj gjatë koncerteve, sidomos me vonesat në nisjen e tyre.
Koncerti i fundit në Birmingham nisi me 2 orë e gjysmë me vonesë.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Cardiff ku përvec vonesës, në skenë Rihanna u shfaq e lodhur dhe e mërzitur dhe pa dëshirë për të kënduar para mijëra fansave të saj që kishin paguar biletën.





