Rihanna ka postuar një foto ndryshe në rrjetin social “Instagram” ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të kushëririt të saj 21-vjeçar.

Tavon Kaiseen Alleyne është qëlluar disa herë më armë dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Barbados dhe këngëtarja bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës më armë.

“Nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të mbajta në krahë! Asnjëherë nuk mendova se do të ishte hera e fundit që ndjeja ngrohtësinë në trupin tënd! Do të dua gjithmonë!”, shkruan Rihanna.

Alleyne ishte duke ecur në zonën e Shën Michael në Barbados rreth orës 19:00, dhe është qëlluar me armë nga një burrë, shkruajnë mediet amerikane.