Këngëtarja me famë botërore, Rihanna nuk ka pritur Ditën e Zgjedhjeve për të folur me Presidentin Trump. Ajo i ka dërguar një letër ku e kërcënon se do e hedhë në gjyq në rast se ai përdor sërish muzikën e saj për mitingjet politike.
Avokatët e Rihannës i dërguan ankesën zyrtare pasi Presidenti përdori këngën “Don’t Stop the Music” në mitingun e tij të dielën. Në letër thuhet se janë përdorur disa hite të këngëtares në evente politike rreth Amerikës.
"Ta bëjë sërish dhe do përfundojë në gjyq. As unë, as njerëzit e mi nuk do jemi pjesë e këtyre mitingjeve tragjike", ka thënë këngëtarja për Washington Post.
Kjo nuk është hera e parë që Trump merr kërcënime të tilla. Artistët e tjerë që nuk e lejojnë që muzika e tyre të përdoret për mitingje janë Pharrell Williams, Steven Tyler etj





