SHBA, 3 qershor 2014 – Rihanna kaloi në tapetin e kuq pasi u nderua me çmimin “Fashion Icon” dhënë çdo vit nga Këshilli i Stilistëve të Amerikës dhe ashtu sikurse gjithmonë ia arriti qëllimit që të gjithë sytë të drejtoheshin tek ajo. 

Bukuroshja 26-vjeçare mbante një veshje shumë provokuese që linte pak vend për imagjinatë. Një fustan pothuajse transparent i stilistit Adam Selman me një total prej 216.000 mijë kristale Swarovski. Fustani , që vezullonte i mbuluar i gjithi me kristale, nxirrte në pah një fizik të mrekullueshmëm të këngëtares.

Këngëtares iu dorëzua “Fashion Icon Awards” nga Anna Wintour dhe sigurisht parakalimi i saj në tapetin e kuq vështirë se do të harrohet. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/