Katër vite pasi Chris Brown shokoi botën mbarë, kur dhunoi në mënyrë brutale yllin e muzikës pop, të dashurën e tij, Rihanna, të dy janë shfaqur së bashku në ceremoninë e çmimeve Grammy, në dukje plotësisht në paqe e të lumtur.

Rihanna para kamerave të shumta të përfaqësueve të medieve tregon unazën e fejesës me Chris Brown.

Çifti Rihanna dhe Chris Brown, kanë kaluar ditë të vështira deri në bërjen publike të ribashkimit të tyre.

Tani që ata haptas e kanë konfirmuar lidhjen, nuk po hezitojnë ta shfaqin dashurinë kudo që ndodhen, njofton “Indeksonline”.

Gjatë ceremonisë së “Grammy Awards”, ata janë parë së bashku të lumtur e të dashuruar me njëri-tjetrin.

Në momentin kur Rihanna u ngjit në skenë për të performuar këngën e saj ’Stay,’ Chris u pa në publik duke i ofruar asaj mbështetje të plotë.

Ndërkaq, pos performancës së mrekullueshme që Rihanna ofroi në “Grammy Awards”, ajo u shpërblye edhe me çmimin, ‘Best Short Form Music Video’.