6 shkurt 2015 –  Rihanna ka pozuar në gojën e një peshkaqeni të madh (i rremë, natyrisht) për numrin e marsit të revistës ‘Harper’s Bazaar’. Këngëtarja e famshme shihet me disa kostume banjoje në një set fotografik që është i frymëzuar nga filmi ‘Jaws’, horror i vitit 1975 me regji të Steven Spielberg. Në një tjetër foto nga seti i realizuar nga Norman Jean Roy, 26-vjeçarja shihet nën ujë duke notuar, ndërkohë që pranë saj është një peshkaqen. Në intervistë, Rihanna thotë se i qëndron sa më larg “peshkaqenëve”:

“Mundohem shumë që t’i shmangem peshkaqenëve të jetës së përditshme. Kam pasur eksperienca me ta dhe sillem siç e meritojnë, por unë nuk notoj me peshkaqenët.”