Adele mund të ketë triumfuar në “Brit Awards”, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca e Rihannas me ish-të dashurin e saj, Drake, të cilët prezantuan këngën e tyre më të re “Work”.

“O2 Arena” e Londrës u ndez sapo Rihanna u shfaq  në skenë, ndërsa ovacionet filluan kur bukuroshja nga Barbadosi filloi të tundte fundshpinën, ose ajo që njihet si “twerk”.

Performanca “e nxehtë” e RiRit u mbyll me një përqafim me Drake, 27-vjeçari i cili thuhet të ketë qenë arsyeja kryesore e grindjes mes artistes dhe Chris Brown vite më parë, që la shenja dhune në fytyrën e bukuroshes, ka transmetuar “TCH”.

Kjo është hera e katërt që Rihanna performon në “Brit Awards”. Në të kaluarën ajo ka kënduar edhe këngët që më vonë u shndërruan në hite si “Umbrella”, “Only girl in the world”, “S&M” dhe “What’s my name”.