Rihanna është e njohur për stilin e saj të modës ekstravagant dhe të shtrenjtë, se tek e fundit është bilionere dhe nëse nuk do të jetë ajo, kush tjetër mund të jetë…

Këngëtarja me famë botërore është parë në Los Angeles e veshur me një “street style”. Ajo që ra në sy më shumë te veshja e saj është palltoja nga Bottega Veneta, e cila kushton rreth 10 mijë dollarë.

Pamjen e kishte kompletuar me pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete të bardha sportive nga Balenciaga.

Riri i dha një pamje tjetër të gjithë veshjes me shallin portokalli të mbështjellë rreth kokës dhe syze me pamje të ngushtë.