Rihanna është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme përsa i përket veshjeve.
Ajo ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme teksa parakalonte në tapetin e kuq, gjatë premierës së filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets” në Londër.
Këngëtarja nga Barbadosi kishte veshur një fustan të gjatë e të kuq të dizenjuar nga Giambattista Valli, që i kishte vënë në pah gjoksin bombastik.
Ylli 29-vjeçar mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen e saj.
Javë më parë u përfol se këngëtarja është shtatzënë, ndërsa Riri e veshur me këtë fustan lë dyshime ende për shtatzëni.